Gjenden elefantë të ngordhur në ujëvarë, rast shqetësues
Transmetuar më 07-10-2019, 20:51

Shumë elefantë janë gjetur të ngordhur në fund të ujëvarës Haew Narok, në Tajlandë.

Bëhet me dije se kafshët e madha janë rrëzuar nga lartësia.

Gjashtë prej tyre rezultojnë të ngordhur ndërsa dy arritën të shpëtohen nga autoritetet.

Nuk është rasti i parë i një incidenti të tillë pasi dhe më parë ka pasur raste të tilla ku mund të përmendim tragjedinë e vitit 1992, ngjarje që ka shkaktuar shok mbarëkombëtar. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...