“Shqiptarët të parët në botë për azil”, Braimllari: Kjo është politika kriminale e Ramës
Transmetuar më 08-10-2019, 09:50

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari teksa flet për kërkesat e shtuara të shqiptarëve për azil në vendet e tjera, thotë se ky fenomen, është rezultat i politikave të gabuara të qeverisë  shqiptare. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama si shkaktar të largimit masiv të shqiptarëve. Sipas tij, sot qytetarët shqiptarë kanë vetëm një rrugë për të shpëtuar dhe ajo është largimi sa më parë nga vendi.

“Shqipëria renditet e para në botë për kërkesat për azil duke ja kaluar dhe Sirisë. Kjo është politika kriminale e Edi Ramës ku largimi masiv i të rinjve dhe qytetarëve sot është sëmundja më e madhe e vendit. Edi Rama dhe qeveria e tij fokusin kryesor e kanë tek hajdutëria dhe jo tek shërbimi qytetar”, shkruan Braimllari.

Ndër të tjera ai shprehet se shqiptarët e kanë humbur shpresën, duke bërë që ata ta shohin të ardhmen larg kufijve të Shqipërisë.

“Edi Rama gjatë qeverisjes së tij ka shpopulluar vendin sepse politika e tij ka varfëruar qytetarët ka humbur shpresën dhe besimin tek të rinjtë. Pasiguria publike, varfëria, mungesa e vendeve të punës, shkatërrimi i biznesit të vogël, përqëndrimin e ekonomisë në duart e oligarkisë i kanë bërë qytetarët që sot shpresën dhe të ardhmen ta shohin larg kufijve të Shqipërisë”, tha ai.

Sipas Brahimllarit, “Ka vetëm një rrugë, largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij të hajduterisë që të çlirohet ekonomia dhe të kthehet prosperiteri në vend”./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...