Transmetuar më 08-10-2019, 12:47

Një vogëlush gjashtë vjeçar dhe një adoleshente rreth 15 vjeçe janë plagosur sot pasi u përfshinë në një aksident rrugor në kryeqytet, raporton noa.al duke cituar burime nga policia e Shtetit.

Policia tha zyrtarisht se sot rreth orës 12:10 në Kamëz automjeti me drejtues shtetasin S. Ç., ka aksidentuar këmbësorët, shtetasit e mitur, A. M.,6 vjeç dhe L. M.,15 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes dy të miturit u dërguan në spital për ndihmë të specializuar mjeksore.

Drejtuesi i automjetit shtetasi S. Ç do shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.