Transmetuar më 08-10-2019, 13:27

Bëri shumë bujë me largimin e saj pas 11 vitesh nga "Supersport", pas sherri me Dritan Shakohoxhën.

Por duket se sherri ka lënë pasoja tek ajo, edhe pse moderatorja Ilda Bejleri drejton emisionin "Proçesi Sportiv" së bashku me Edi Manushin, në këtë sezon të ri.

U duk sikur e nisi mbarë këtë sezon të ri, pour Ilda ka bërë një gafë në emision.

Në një pyetje drejtuar fotografit Armand Sallabanda, moderatorja e ka vënë të zgjedhë mes një femre apo një mashkulli në Parlament.

Armandi është përgjigjur se do të zgjidhte “kryetarin e Kuvendit, sepse ka karakteristika tipike shqiptare”, tha ai.

Ndërkohë Ilda ka ndërhyrë duke thënë ‘Aaa Basha’.

Ndërkohë që në krye të Kuvendit dihet që është Gramoz Ruçi.

Ilda është vënë vetë në siklet me gafën që ka bërë duke e quajtur Bashën Kryetar Kuvendi, por u përpoq të korrigjonte gabimin./NOA.al/