Transmetuar më 08-10-2019, 14:04

Tre ditë pas ngjarjes së rëndë, ku sipas prindërve portieri Aldo Teqja u rrëzua nga ballkoni i katit të gjashtë të pallatit, dhe nuk është hedhur siç u pretendua fillimisht, më e rëndëshme mbetet se, gjendja e tij duket e përmirësuar ndjeshëm.

Portieri i Partizanit Aldo Teqja ndodhet ende në pavion, ku dhe siç duket nga pamjet, gjendje e tij shëndetësore paraqitet e mirë.

Pas lajmit se ai ishte vetë-hedhur nga ballkoni pas një debati me të fejuarën e tij, familjarët e kanë përgënjeshtruar atë.

Ata thanë se Aldo është rrëzuar, teksa ka qenë duke rregulluar tendën pas kërkesës së nënës së tij. Së bashku me familjarët, pranë 24-vjeçarit qëndron edhe e fejuara e tij. Ndonëse nuk ka dashur të bëjë publik imazhin e saj, vajza bjonde me kaçurrela është e fejuara e portierit, çka rrëzon pretendimet se ai është hedhur nga ballkoni.

Ngjarja ndodhi pas ndeshjes së fundjavës mes Partizanit dhe Teutës. Por më kryesorja, pas këtij aksidenti të rëndë, Aldo Teqja ka kaluar rrezikun dhe tashmë është në gjendje të komunikojë me njerëzit dhe të afërmit e tij./NOA.al/