Facebook-u po fsheh numrin e pëlqimeve në postime: Gara është kthyer në stres
Transmetuar më 08-10-2019, 14:30

Facebook ka filluar të fshehë numrin e "pëlqimeve" për postimet. Kjo po bëhet që ti thuhet ndal garës për pëlqime dhe për shifra konkurrence.

Kështu përdoruesit e profileve dhe faqeve të Facebook në Australi, sipas njoftimit të kompanisë së Zuckerberg, nga fundi i shtatorit dhe në vijim nuk shohin asnjë shifër se sa pëlqime ose shikime ka marrë një postim apo një video.

Pohimi u bë publik në Australi ku përdoruesit e llogarive në të gjithë vendin, po përballen me fshehje të like-ve nga Facebook.

Gjithashtu po bllokohen nga shikimi i numrit të reagimeve dhe shikimeve të videove në postimet e përdoruesve të tjerë.

"Ne nuk duam që Facebook të ndjehet si një garë", tha kompania Facebook në një deklaratë.

"Kjo është një provë për të parë se si njerëzit merren me këtë format të ri. Me kalimin e kohës do ta kuptojmë nëse do ta përdorim këtë më gjerësisht", bëri të ditur kompania duke paralajmëruar se do të zhdukë shifrat e reagimeve dhe në Europë dhe SHBA.

Më shumë se një miliardë njerëz përdorin Facebook-un në të gjithë botën, por gjigandi i mediave sociale është nën presion për të luftuar ndikimin e platformës në shëndetin mendor.

Loading...
Loading...