Transmetuar më 08-10-2019, 14:34

Një burrë, por baba monstër, vendosi të përdhunonte vajzën e tij dhe siç tha ai pas arrestimit, si një dhuratë për ditëlindjen e trembëdhjetë të të miturës.

Një "dhuratë" e tillë, pasi ai nuk mund të përballonte t’i blinte diçka se nuk kishte të holla.

Historia tronditëse vjen nga Bolivia, saktësisht nga Chipaya dhe është raportuar sot nga British Sun dhe disa media të tjera ndërkombëtare.

Ngjarja ndodhi më 4 tetor. Sipas asaj që është raportuar, 32-vjeçari vendosi të priste që gruaja e tij të dilte nga shtëpia para se të bashkohej me vajzën e tij adoleshente në dhomën e saj.

Pasi i tha të bijës  se si një dhuratë për ditëlindjen ajo do të "kalonte kohë vetëm me të për të festuar", ai filloi ta ngacmonte duke abuzuar seksualisht me të voglën. Në një moment, nëna e 13-vjeçares u kthye në shtëpi dhe zbuloi se çfarë po ndodhte. 32-vjeçari kërcënoi gruan e tij, por ajo thirri policinë dhe ai u arrestua.

I pyetur nga policia, i riu që shikoni në fotot e galerisë, pranoi abuzimin seksual me vajzën e mitur duke shtuar se "ai nuk kishte para të mjaftueshme për të blerë dhuratë për vajzën", kështu që vendosi t’i dhurojë "dhuratën e tij". Tani, ai ndodhet në paraburgim, ndërsa vajza është duke marrë mbështetje psikologjike.

Carmen Miranda, një zyrtare policore lokale tha për mediat: "Ishte një sulm seksual ndaj një vajze 13-vjeçare dhe gjëja e trishtuar është se i dyshuari është babai i saj që përfitoi nga viktima ndërsa ai ishte vetëm me të ”. Hetimet po vazhdojnë./b.l/noa.al/