Itali/ Shkon në punë, humb jetën aksidentalisht shqiptari (emri)
Transmetuar më 08-10-2019, 14:32

Një shqiptar raportohet se gjeti vdekjen ditën e hënë në Itali, gjatë kohës që  ishte duke punuar.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në Genola të rajonit Cuneo në Itali.

Shqiptari që humbi jetën është Aleksander Thani 63 vjeç, raporton noa.al që ju sjell dhe fotot e të ndjerit.

Emigranti punonte për llogari të kompanisë së njohur të ndërtimit dhe prodhimit të betonit “Cemental”.

Thani, me origjinë nga Shkodra, raportohet se paraditen e djeshme, madje sapo nisi punën, është goditur aksidentalisht nga një vinç.

Ndonëse u dërgua në spital, Thani nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.

Për të lehtësuar hetimin lidhur me ngjarjen, kompania pezulloi procesin e punës.

Aleksandër Thani ishte i martuar me Elizabetën dhe kishte dy fëmijë, ndërsa jetonte dhe punonte prej shumë vitesh në Itali. /NOA.al/

Loading...
Loading...