Transmetuar më 08-10-2019, 14:57

Mediat britanike raportojnë për një skandal, lidhur me arrestimet e disa të kriminelëve shumë të rrezikshëm, të cilët jetonin lirshëm në vendin e tyre. Dy prej të arrestuarve janë shqiptarë, për krime të kryera në vendin tonë, si dhe të dënuar në mungesë.

Autoritetet kanë ngritur alarmin pas rasteve të fundit.

Përmenden rastet e disa rumunëve që kërkoheshin për krime të rënda që kanë kryer në vendin e tyre, madje, edhe pse të dënuar, ata ashtu si shqiptarët, jetonin lirshëm në Britaninë e Madhe.

Shqiptarët, megjithëse nuk janë nga BE, dihet se përdorin dokumentet e identitetit të rumunëve dhe bullgarëve, për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë të paligjshme.

Granit Shehu, 35 vjeç, pa vendbanim të caktuar, besohet se ka hyrë në Angli në mënyrë të paligjshme dhe është dënuar për vrasje në Shqipëri. Ai u arrestua në shkurt nga njësia e ekstradimit të Policisë, e cila e kishte kërkuar atë për më shumë se tre vjet.

Autoritetet shqiptare thonë se ai ishte përfshirë në një sherr me nipin e tij, Milazim Shehu në vitin 2015, dhe "e qëlloi 12 herë me një mjet të mprehtë prerjeje". I plagosuri vdiq në spital.

Shehu u largua nga Shqipëria, por u dënua në mungesë të vrasjes tetorin e kaluar, me burgim të përjetshëm.

Në gusht të vitit të kaluar, autoritet britanike bënë thirrje për ndihmë, që ta gjenin atë.

Muajin e kaluar, avokatët e Shehut thanë se ai nuk duhet të ekstradohet për shkak të mbipopullimit të burgjeve dhe një mosmarrëveshje të vazhdueshme me një bandë kriminale.

Një tjetër shqiptar që ka hyrë në Angli, në mënyrë të paligjshme është Arjan Hoxhaj, 50 vjeç. Ai u kërkua nën dyshimin se kishte vrarë shtetasin Ramadan Bregu në 12 Prill 1995, madje tentoi të vriste edhe shtetasin Nefail Bregu në të njëjtën ditë. Tani edhe ai është paraburgosur.

Fieraku Arjan Hoxhaj është i dënuar me 23 vite burg në mungesë.

David Spencer, një drejtues i lartë për Parandalimin e Krimeve, pas këtyre rasteve tha se "publiku me të drejtë do të tmerrohet që kriminelë si këta ecin lirshëm në vendin tonë". (Në foto Granit Shehu)

/NOA.al/