Transmetuar më 08-10-2019, 15:11

Leonita dhe Granit Xhaka u bënë prindër të një vogëlusheje ditën e djeshme. Graniti ndau foton e parë ku dukeshin duart e çiftit dhe vajzës së vogël dhe shkroi disa fjalë zemre.

“Mirëseerdhe princeshë e vogël! Mami dhe babi të duan shumë”, -shkroi Graniti.

Sot një ditë pas lindjes ka reaguar edhe Leonita, e cila ka ndarë po të njëjtën foto duke zbuluar edhe emrin e të voglës.

“Ayana Xhaka. Mami dhe babi do të të duan gjithmonë”, -ka shkruar Leonita përkrah fotos.

Pak kohë më parë në media u publikua dhe lajmi se futbollisti do të marrë disa javë leje nga aktivitetet e tij me Arsenalin dhe me kombëtaren e Zvicrës në mënyrë që ti përkushtohet sa më shumë familjes së tij, që tashmë është zgjeruar dhe me një pjestare më të vogël./b.l/noa.al/