Transmetuar më 08-10-2019, 18:40

60 shqiptarë janë riatdhesuar sot pas refuzimit të azilit në Francë dhe Belgjikë. Ata qëndronin në këto dy vende pa leje përkatëse, dhe kanë mbërritur në Shqipëri përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit.

Autoritetet bëjnë me dije se nuk do të pranohen kërkesat për azil në vendet e BE-së, duke kërkuar që qytetarët të zbatojnë rregullat e lëvizjes së lirë.

Këresat për azil të shqiptarëve janë kthyer në një problem serioz.

Madje shpesh herë, Holanda, një nga vendet skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë, ka reaguar mbi këtë fenomen. /k.k/noa.al/