Transmetuar më 08-10-2019, 19:54

Një grua në Cairns të Australisë ka mbetur e shokuar kur në tualetin e saj pa dy pitonë të mëdhenj.

Sapo u kthye nga puna, Nicole Errey u përball me një tmerr të vërtetë.

Një prej pitonëve ishte mbi lavaman, dhe tjetri brenda tualetit.

Menjëherë ajo thirri grupet e emergjencës të cilët bënë të mundur nxjerrjen e zvarranikëve.

Për fat të mirë nuk pati asnjë të lënduar. /k.k/noa.al/