Transmetuar më 08-10-2019, 23:27

"Zgjedhjet duhet të udhëhiqen nga populli".

Kjo është formula që presidenti Ilir Meta propozon se si duhet të funksionojë demokracia në vend.

Në një bashkëbisedim me studentët ekselentë, kreu i shtetit tha se populli duhet të zgjedhë që nga posti i presidentit tek qeveria.

Meta u shpreh se i duhet dhënë qytetarëve mundësia që të shprehen, ta ndërrojnë sipas tij presidentin, qeverinë, opozitën, nëse nuk e bëjnë punën siç duket

“Unë shpresoj që shqiptarët mos të jenë lodhur nga demokracia. Duke qenë një njeri që ka besim tek drejtësia dhe një politikan që mendon se nuk është i pagabueshëm, besoj se ju mund ta keni dëgjuar që unë kam qenë një avokat i palodhur i zgjedhjeve gjithëpërfshirëse. Kam thënë; zgjedhje për të gjitha. Kam 2 vjet në këtë detyrë. Mandatin e kam për 5 vite. Por për të dhënë shembullin dhe jo vetëm për t’u thënë të tjerëve; që eja të zgjidhemi nga populli. T’ja japim qytetarëve mundësinë që të shprehen, ta ndërrojnë presidentin, qeverinë, opozitën, nëse nuk e bëjnë punën siç duket. T’ua japim qytetarëve këtë mundësi. Duhet të japin qytetarët një platformë, një provë.”, pohoi ai./a.k/noa.al/