Transmetuar më 09-10-2019, 00:46

Ermal Maloku është një nga të arrestuarit për shkak se kanë marrë pjesë në protestat e herëpashershme të opozitës. Maloku gjatë një interviste për Fax News shprehet se ai ai nuk është kapur në asnje shkelje dhe se vuan padrejtësisht masën “Arrest shtëpie”.

Protestuesi pranoi se ka djegur një gomë në formë proteste, por nuk ka prekur njeri me dorë dhe shtoi se po mbahet për 5 muaj me “Arrest shtëpie”, pavarësisht se thotë se ëshët dhunuar nga policia.

“Mund të isha në gjendje të lirë. Këta nuk duan që t’ja dinë fare, habitem. Të hapen kamerat. U bënë 5 muaj, të më nxjerrë prokuroria, gjykata, nëse kam dhunuar ndonjë. Ato po rrinë në gjendje të lirë, unë në shtëpi.

Akuzohem për prishje të sigurisë publike, kundërshtim të forcave të policisë, 8 vepra penale. Nëse janë kryer këto vepra nga unë të më linin në burg jo ‘arrest shtëpie’. Nuk e zbulojnë dot ata? Unë e kam pranuar që e kam djegur gomën, por nuk kam dhunuar njeri. Çfarë vepre penale, të më nxjerrin një të dëmtuar nga unë. Ai që erdhi dhe më gjuajti u fut në makinë.

E kam apeluar. Vajza do penelina i do të gjitha. Kanë fëmijë vetë këta?! Unë kam një fëmijë të vogël. Kam protestuar dhe do të protestoj, është e drejta e çdokujt dhe unë për një gomë të mbahem 5 muaj nën arrest shtëpie. Po dola unë sikur i kam thyer ndonjërit surratin, të më dënojnë.

Unë nuk kam dhunuar njeri, jam dhunuar nga policia. Nëse do të kisha dhunuar dikë, ai do të merrte raport mjekësor, kurse raportin tim këtoëa e fshijnë. 5 muaj deri tani, a do zgjasë edhe më shumë. Nuk di kujt ti drejtohem”, u shpreh Maloku.