Transmetuar më 09-10-2019, 09:11

Shpesh në punë jemi të detyruar të punojmë me njerëz të cilët nuk na pëlqejnë, me të cilët është e vështirë të ndërtosh një dialog, pavarësisht se i kemi pranë tryezës sonë të punës. Por ka edhe nga ata kolegë, që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka, vetëm e vetëm që të bien në sy të drejtuesve.

Pikërisht me këta persona kalojmë pjesën më të madhe të ditës, se sa me njerëzit e familjes. Është e rëndësishme, për të mos thënë thelbësore, krijimi i marrëdhënieve me personat me të cilët punojmë, dhe, edhe më e rëndësishme, të pasurit e marrëdhënieve të mira me ta.

Më poshtë janë disa tipa kolegësh që me siguri do t’ju ndodhë t’i takoni në çdo vend pune….

Thashethemaxhiu- Edhe një agjent i CIA-s do ta kishte zili. Di gjithmonë gjithçka, më parë se të tjerët. Duhet t’i drejtoheni pikërisht atij për të ditur lajmin që po kërkoni, di në detaje se cili është kolegu i ri në punë dhe ka gjithnjë informacion për strategjinë e korporatës. Ose e do, ose e urren, dhe jo gjithnjë, për atë çfarë thotë është i dobishëm, por në mijëra informacionet që tregon, do të jetë gjithnjë ai që do t’ju shërbejë ju. Vendi ideal për të krijuar marrëdhënie me të është pranë makinetës së kafesë, aty ku përditësohet me të gjitha “të rejat”.

Kolegu që shkëlqen gjithnjë- Nuk e humb kurrë entuziazmin, vrapon nga një departament në tjetrin, të gjithë e duan, veçanërisht shefat. Është e vështirë t’i qëndrosh pas, pasi është ai që merr gjithnjë nismën dhe duket se nuk gabon asnjëherë. Por si është e mundur që ka gjithnjë përgjigjet e duhura? Nuk do ta dimë kurrë. Ky tip personi ka shpesh karizmën e liderit dhe në njëfarë mënyre do të hyni pa e kuptuar në orbitën e tij, të tërhequr prej tij, si nga një Diell.

Kolegu që ankohet gjithnjë- Ai ka gjithnjë një problem… me shefin, Burimet Njerëzore, pagën e fundit, madje edhe me makinetën e kafesë apo ajrin e kondicionuar. Për të, asgjë nuk shkon siç duhet dhe nuk bën gjë tjetër, veçse e ndan frustrimin e tij me të gjithë. Në pjesën më të madhe të rasteve, këtyre njerëzve përpiqemi t’u qëndrojmë larg, por mund të ndodhë që të ngecim në “rrjetën” e tyre dhe të dëgjojmë gjithë pakënaqësitë që kanë.

I urituri- E gjeni gjithnjë duke ngrënë diçka… Pavarësisht nëse është uria e shkaktuar prej nervozizmit apo metabolizmi që punon me shpejtësinë e dritës – këtë gjë nuk do ta dimë asnjëherë – e vetmja gjë që dimë është se tryeza e tij e punës është gjithnjë e shtruar (dhe e çrregullt), dhe goja e tij gjithnjë plot. Aromat që shpërndahen në zyrë janë gjithnjë vepër e tij.

Polemiku- Disa persona përpiqen t’i shmangin diskutimet, ndërsa të tjerë duket se kanë lindur për polemika. Me këta tipa, diskutimi rrezikon të marrë tone të larta. Në takime pune nuk e humbin asnjëherë rastin të nxjerrin në pah që diçka nuk është bërë ashtu siç ata pretendojnë se duhej të ishte bërë dhe mund ta shndërrojnë takimin në një fushë të minuar.