Transmetuar më 09-10-2019, 10:00

Nëse jeni në kërkim të një vendi pune, Forcat e Armatosura të Shqipërisë ofrojnë 300 pozicione të lira.

Lajmi është bërë i ditur nga vet ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ku përmes një postimi në ‘Facebook’ u bën thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e FA-ve.

“Për çdo të ri me vullnet që do t’i shërbejë atdheut dhe vetes, Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë vendi i duhur! Mbi 300 pozicione të lira pune ofrohen anembanë vendit, për çdo të ri me arsim të mesëm e sipër.

Nëse ke një zanat eja shërbe në FA, nëse s’ke, eja përfitoje. Për më shumë info vizitoni linkun më poshtë: https://bit.ly/2MoTqBs. Bëni tag edhe shokët e shoqet!”, shkruan ministrja./b.l/noa.al/