Transmetuar më 09-10-2019, 10:55

Një sherr brenda familjes ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Rahovecit, në Gjakovë. 15 persona të së njëjtës familje janë përfshirë në një rrahje masive, nga e cila nuk janë kursyer as gratë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:56, në rrugën “Haxhi Sharku” në Rahovec, ndërsa janë arrestuar 6 persona.

Nga sherri ku janë përdorur mjete të forta, tre të lënduar janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjakovës, ndërsa të tjerët pas marrjes së mjekimeve janë rikthyer në shtëpi.

Sipas mjekëve, gjendja është stabile dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën. Besohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./b.l/noa.al/