Transmetuar më 09-10-2019, 13:21

Komandohet në krye të Kadastrës së Vlorës Taulant Canameti. Vendimi është marrë një ditë pas dorëhqjes së drejtuesve të këtij institucioni. Canameti do të drejtojë institucionin e Kadastrës deri në emërimin e një drejtori të ri.

Ditën e djeshme dhanë dorëheqjen drejtoresha e këtij institucioni Elona Hodaj, e cila mori detyrën më 19 shtator si dhe zv/drejtori, Krenar Xhemali.

Shkak i largimit të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë.

Kujtojmë se Kadastra e Vlorës është zhytur në kolaps, teksa janë dorëhequr brenda një muaji tre drejtorë.

I pari që dha dorëheqjen më 9 shtator ishte Florian Almadhi, i cili u zëvendësua nga Alteo Nazeraj.

Ky i fundit nuk qëndroi as 10 ditë në detyrë dhe deklaroi gjithashtu dorëheqjen. Në vend të tij u emërua Elona Hodaj, e cila bëri të njëjtin akt ditën e djeshme./b.l/noa.al/