Transmetuar më 09-10-2019, 14:25

Policia e Durrësit ka zbardhur detaje të reja për arrestimin e Elvis Gaçajt, i cili cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë, ndërsa ka publikuar dhe videon e momentit të ndalimit të tij. Në videon e policisë, shihet momenti kur uniformat blu ndjekin Gaçajn dhe një person tjetër, të dy të rrezikshëm për shoqërinë, që lëvizin me një “BMW”.

Kapja e tij u bë gjatë operacionit të koduar "Taulantia" ku krahas Gaxhaj u vu në pranga edhe një person tjetër. Shërbimet e policisë në rrugën "Taulantia" kanë bërë të mundur identifikimin e mjetit që lëviznin presonat e dyshuar, automjet i cili kryente manovra të dyshimta në rrugë.

Duke marrë parasysh informacionin e marrë se në këtë mjet mund të kishte persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, policia ka ngritur një perimetër të gjërë rrethimi për kapjen e tyre.

Drejtuesi i automjetit sapo ka parë policinë është larguar me shpejtësi së bashku me pasagjerin dhe gjatë largimit pasagjeri, i cili ishte dhe me masë sigurie “Arrest në shtëpi” ka hedhur në rrugë një armë zjarri pistolete me fishekë.

Pololicia ka bërë të mundur bllokimin, neutralizimin dhe kapjen në flagrancë të shtetasve Elvis Gaxhaj, 44 vjeç, banues në Tiranë dhe K. D., 34 vjeç, banues në Durrës.

Gaxhaj i cili ishte, pasagjer në mjet është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë për veprat penale kundër personit dhe për armëmbajtje pa leje.  Gjithashtu ka qenë në masë sigurie "Arrest në shtëpi" për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".

Ndaj tij janë referuar materialet në Prokurori për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Ndërsa i ndaluari K. D., është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe armëmbajtje pa leje. Ndaj tij janë referuar materialet në Prokurori për veprat penale "Moskallëzimi i krimit "dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë CZ çeke, dy krehëra me 26 fishekë kalibër 9 mm dhe automjeti tip BMW.

Arrestimi i tij vjen Gaxhaj pasi ai u ndalua së bashku shtetasit Oltion Loga dhe Dritan Agaj gjatë një operacioni antidrogë të policisë në Tiranë ku iu gjet edhe një pistoletë. Ai gjithashtu është dhe mik me Leonard Dukën, i shpallur në kërkim për vrasjen e ish- policit Santiago Malko. Nuk dihet nëse arrestimi i tij lidhet me vrasjen e Malkos, por policia e përshkruan atë si person me rrezikshmëri të lartë./b.l/noa.al/