Transmetuar më 09-10-2019, 15:06

Arben Malaj, ish-ministri i Financave dhe ish-deputet socialist, ka reaguar sot lidhur me debatin e krijuar mes Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë nga njëra anë dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Universitetit Publik nga ana tjetër, mbi pronësinë e Kopshtit Botanik.

Çështja ka shkuar në gjyq, ndërsa sot seanca u shty për më 29 shtator, por pati reagime të ashpra nga kryebashkiaku Veliaj karshi pedagogëve të cilët kundërshtuan vendimin që pronësia t’i kalonte bashkisë së Tiranës, madje e hodhën atë në gjyq.

Arben Malaj e ka quajtur krye-bashkiakun Veliaj, "shpifës me pagesë", në reagimin e sotëm.

Reagimi i Arben Malaj:   

"E turpshme që një shitës fiqsh që bënë dasmë në kala, që ka shërbyer si shpifës me pagese/poste kundër kujto që nuk i hapte rrugë për ambiciet e tij të pa merituara, të quaj "avdalle" qoftë edhe një profesor të vetëm".

"Babëzia dhe arroganca ju kanë zënë sytë që të shohin dhe veshët që të dëgjojnë ku janë katandisur. Mungesa e solidaritetit midis profesorëve kundër mashtruesve e të babëzitur, është prove e dhunës psikologjike kundër stafeve akademike të vendit të tyre. Edhe joshja me përfitime abuzuese për disa prej tyre është dhunim i statusit si edukues të brezave të ardhshëm", tha në reagimin e tij Arben Malaj. /NOA.al/