Transmetuar më 09-10-2019, 15:41

Presidenti rus Vladimir Putin i pëlqen shumë natyra.

Fotografitë e fundit të publikuara nga Kremlini këtë të hënë, e dëshmon pikërisht këtë.

Ndërsa në të kaluarën fotot zyrtare të Putinit e kanë paraqitur atë duke bërë gjëra burrërore si gjuetia ose hipja mbi kalë pa këmishë, ky është viti i dytë që ai del duke endur nëpër pyjet dhe malet e Siberisë.

Putin mbushi 67 vjeç më 7 tetor dhe me këto imazhe tregoi se është në formë për të drejtuar edhe për shumë kohë Rusinë.

Në Foto-galeri gjenden disa nga imazhet më të mira, të tij,  teksa lideri rus festoi ditëlindjen e fundit duke shëtitur për orë të tëra në pyll, ku edhe ka mbledhur disa kërpudha. /NOA.al/