Transmetuar më 09-10-2019, 17:19

Një person është arrestuar sot nga policia e Vlorës pasi shpërndante drogë në lagjen “Partizani”.

Në përfundim të operacionit antidrogë, i koduar “Play Station”, u arrestua 41-vjeçari M.V, dhe u procedua penalisht një tjetër.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se ai shpërndante lëndë narkotike në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave dhe qendrave të internetit.

Pas kontrollit personal dhe kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 56 doza me lëndë narkotike të dyshuara kanabis.

Gjithashtu, në distancë të afërt, shërbimet kapën dhe shtetasin R. Xh, 23 vjeç, ku pas kontrollit personal iu gjet një dozë kanabisi, e cila dyshohet të jetë shitur nga shtetasi M. V. Ky shtetas u procedua penalisht në gjendje të lirë. /k.k/noa.al/