Mësoni si të dalloni mjaltin e vërtetë nga ai me përzierës
Transmetuar më 09-10-2019, 20:00

Ju ka ndodhur të gjithëve që përpara se të blini një vazo me mjaltë, të keni pyetur nëse është 100 përqind i tillë apo jo.

Por jo të gjithë kanë aftësinë që ta dallojnë, edhe pse ka disa forma.

Mjalti bio ka grimëza të vogla brenda tij, që janë pjesë e polenit, hojeve ose bletëve dhe që janë të ngrënshme. Mjalti me përzierës është tepër i kulluar.

Mjalti i vërtetë është i dendur dhe i trashë, ndërsa ai i rremi është i hollë. Mjalti i vërtetë ka një aromë të ëmbël dhe të kënaqshme, ndërsa mjalti i rremë nuk ka një aromë specifike ose ka mban një erë të thartë.

Mjalti i vërtetë nuk ngjit kur e fërkon mes gishtave. Ai i rremi nga ana tjetër është plot me ëmbëlsues që e bëjnë të ngjitshëm. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...