Transmetuar më 09-10-2019, 20:46

Në prang të vendimit për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker vlerësoi arritjet e dy vendeve.

Nga Parlamenti Europian, ai tha se duhet të hapen negociatat për të mbajtur premtimin me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Maqedonia Veriore dhe Shqipëria kanë bërë përparim thelbësor. Kjo është arsyeja pse Presidenti Sassoli, Presidenti Tusk, Presidentja e zgjedhur von der Leyen dhe unë u shkruajtëm një letër Shteteve Anëtare duke i ftuar ata të bëjnë atë që u premtuan vendeve të Ballkanit Perëndimor  veçanërisht Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, por edhe reformat që ka ndërmarrë Shqipëria, duhet të na lejojnë që t’i hapim negociatat, tha kreu i KE-së. /k.k/noa.al/