Transmetuar më 09-10-2019, 21:48
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Prekal të Shkodrës.

Në ngjarje është përfshirë një turist zviceran i cili ka dalë nga rruga me motor dhe ka përfunduar në lumin Kir.

Ai ka pësuar plagë në kokë por për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Turisti është aktualisht në spital, teksa po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /k.k/noa.al/