Kur është koha e duhur për të bërë vaksinën kundër gripit
Transmetuar më 10-10-2019, 07:27

Sezoni i gripit pothuajse ka arritur dhe jemi të sigurt që nuk dëshironi që ditët e çmueshme të pushimit t’i shpenzoni i sëmurë në krevat Prandaj me siguri pyesni kur është koha e duhur që të merrni vaksinën.

Vaksina kundër gripit ndihmon që në ne të mos veprojnë viruset e rrezikshme. Edhe pse ekspertët nuk munden me siguri njëqind për qind të parashikojnë kur do të jetë rreziku më i madh dhe kur saktësisht do të fillojë sezoni i gripit.

Qendra për kontroll dhe preventivë propozon që të marrim vaksinën nga fundi i tetorit. Ose atëherë ose sapo vaksina të arrijë në barnatore dhe spitale. Aktiviteti i gripit zakonisht arrin majat në muajin janar ose shkurt.

Nevojiten disa javë që të arrini imunitetin, andaj këshillohet që ta merrni më herët, para se të fillojë sezoni i gripit. Zakonisht janë të nevojshme dy javë pasi të merrni vaksinën që të krijohen antitrupa të cilët do të luftojnë kundër gripit.

Nëse i jeni ekspozuar gripit para ose menjëherë pas vaksinës, është e mundshme që do të sëmureni madje edhe nëse merrni vaksinën.

Vaksina e gripit është një vaksinë e cila injektohet me një gjilpërë, zakonisht në krah. Tipet e virusit të gripit janë vazhdimisht në ndryshim, kështu që është e domosdoshme që një vaksinë e re gripi të prodhohet çdo vit.

Shkencëtarët krijojnë vaksinën e re përpara se të fillojë sezoni i gripit duke parashikuar tipi e virusit që ka të ngjarë të përhapet më shumë gjatë sezonit të ardhshëm.

Efektiviteti i vaksinës së gripit mund të ndryshojnë në varësi të personit që vaksinohet. Vaksina tenton të veprojë më mirë tek të rriturit e shëndetshëm dhe fëmijët, dhe më pak tek të moshuarit.

Loading...
Loading...