Moti i kthjellët në vend ndikuar nga masat ajrore të qendrueshme, do të marrë një kthesë ditën e sotme 10 tetor.
Kthjellimet e orëve të mëngjesit, do të pasohen me shtim të vranësirave në bregdet e veriperëndim të vendit.
Reshjet e shiut, në mesditë e pasdite do të përfshijnë veriperëndimin e gati të gjithë bregdetin me intensitet të ulët.
Përkohësisht në veriperëndim, reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut, përkohësisht e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar me një valëzim 3-4 ballë. Era do të jetë me drejtim Jug- Juglindje (SE) me shpejtësi maksimale 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 5 me lartësi vale 1,0- 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë kostante. Temperaturat parashikohen në: zonat malore 9ºC deri në 23ºC zonat e ulëta 13ºC deri në 29ºC zonat bregdetare 15ºC deri në 27ºC
Kosova, e Enjte 10 Tetor 2019
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme me origjjinë mesdhetare të cilat do të influencojë mot me pjesërisht të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës.
Kosova për ditën e Enjte dt 10 Tetor 2019 do të ketë një mot me kthjellime, vranësira dhe me prani të mjegullës.
Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 11°C në mëngjes deri në 26° gradë Celcius në mesditë.
E Premte dt 11 Tetor 2019 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare dhe mundësia e rreshjeve të shiut të izoluara në Juglindje. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 0,5- 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat min dhe maksimale në Shqipëri:
Zonat malore 13/24°C
Zonat e ulëta 16/29°C
Zonat bregdetare 18/28°C