Transmetuar më 10-10-2019, 05:57

Nga aktiviteti fizik tek ulja e kalorive të domosdoshme në ushqim. Kujdesi me gjumin dhe shëtitjet në natyrë, çelësi i shëndetit të mirë te të moshuarit. Ndaj nëse keni prindër apo të afërm rreth të 60-ave, prezantojini me këto këshilla të vyera.

Pas të 60-ve duhet të dini se fiziku nuk është më ai i një kohe. Edhe sot e kësaj dite, pavarësisht zhvillimit të shkencës, ndër shkaqet kryesore të vdekjeve lidhen me sëmundje me origjinë aterosklerotike (sëmundjet koronare, të arterieve periferike, të aortës, të arteries karotide).

Kryesisht pas të 65-ave edhe valvulat e zemrës fillojnë dhe japin shenja të keqfunksionimit. Përveç kësaj ka edhe disa probleme të tjera shëndetësore që mbivendosen dhe krijojnë shqetësime shëndetësore, deri edhe rrezik për shëndetin. E megjithatë mjekët ju rekomandojnë disa rregulla të artë për mbajtjen nën kontroll të problemeve shëndetësore dhe sëmundjeve të ndryshme.

Aktiviteti fizik

Mesazhi kryesor që çdo mjek përsërit vazhdimisht kundrejt çdo personi të shëndetshëm ose jo është kryerja e aktivitetit fizik dhe veçanërisht për personat mbi 60 vjeç rekomandohen disa lloje aktivitetesh. Të paktën çdo ditë duhet zhvilluar aktiviteti “i butë”; sikurse është ngjitja –zbritja e shkallëve apo 30 minuta ecje, 3-5 herë në javë duhet t’i dedikoheni aktivitetit aerobik, 2-3 herë në javë bëni ushtrime të ndryshme për muskujt.

Ushqyerja

Shumë ujë, pak kalori. Për shkak se me kalimin e moshës ngadalësohet metabolizmi dhe rënia në peshë bëhet më e vështirë (8% më pak nga mosha 60-90 vjeç). Ndaj dhe një tjetër këshillë shumë e dobishme për këtë moshë do të ishte përgatitja e ushqimeve më pak kalorike, përtypen dhe treten kollaj dhe janë të pasura me lëndë ushqyese që të përthithen nga organizmi. Më pak yndyra të ngopura, të cilat formojnë pllaka aterosklerozës në venat e gjakut, më shumë omega 3, substancë e pranishme te peshku, frutat e thata, fasulet dhe bizelet. Përdorni më pak yndyra shtazore dhe më shumë fruta dhe perime.

Masa

Matni vazhdimisht tensionin, matni kolesterolin, nëse vuani nga diabeti mbani nën kontroll gliceminë. Kush vazhdon të merret me sport të bëjë patjetër një vizitë shëndetësore dhe elektrokardiogram.

Ndal duhanin

Mos pini duhan, pasi shkakton rritje të tensionit të gjakut dhe përshpejton frekuencën kardiake. Ushqehuni shëndetshëm.

Qentë

Kryefjala e mirëqenies fizike, mendore dhe shëndetësore është aktiviteti fizik. Ndaj dhe këshilla kryesore vijon të jetë zhvillimi i të paktën 30 minuta aktivitet fizik; nga ecje, aerobi etj. Madje pjesë e këtij aktivitetit mund të jetë shumë mirë edhe shëtitja me qenin tuaj. Është vërtetuar shkencërisht se aktivitete të tilla reduktojnë 30-40% patologjitë koronare.

Teknologjia

Përdorimi i mjeteve teknologjike dhe telefonave inteligjentë ju ndihmojnë të mbani mendjen aktive dhe të kaloni kohë edhe do të informoheni.

Kush fle mirë, plaket mirë

Pushimi i keq ka pasoja të drejtpërdrejta te shëndeti i zemrës; tension të lartë, insuficiencë kardiake, infarkt. Te mosha mbi 60 vjeç gjumi pëson disa modifikime; flihet më pak, deri edhe te vuajtja nga pagjumësia, shtohen gërhitjet (mbi 50% të rasteve te burrat dhe 25% te gratë). Në shumicën e rasteve gërhitja lidhet me apnenë, ndaj dhe mund të trajtohet.

Vaksinimi

Trupi ynë në vetvete është një orkestër: shëndeti i zemrës varet edhe nga mushkëritë dhe anasjelltas. Pas të 60-ve është mirë që të mbani nën kontroll shëndetin edhe duke u vaksinuar ndaj viruseve sezonale apo problematikave të tjera, për të ruajtur shëndetin dhe komplikacionet që vijnë më pas.

Zgjuarsia te të moshuarit

Personat mbi 60 vjeç shpeshherë reagojnë në mënyrë impulsive, pa kuptuar pasojat. Dhe kjo vjen për dy arsye: nga pirja e ilaçeve dhe mungesa e aktiviteti fizik. E megjithatë për të mbajtur nën kontroll problemet me shëndetin duhet që ilaçet të pihen sipas rregullit dhe orarit të caktuar dhe herë pas herë të kryejnë aktivitete të ndryshme sportive.

Zemër e shëndoshë, mendje e shëndoshë

Aktiviteti fizik parandalon sëmundje kardiovaskulare, diabetin, hipertensionin, obezitetin, të gjitha sëmundje që mund të favorizojnë zhvillimin e demencës. Ndaj dhe një zemër e shëndoshë është aleat i shëndetit të trurit.