Transmetuar më 10-10-2019, 09:45

Banorë të Unazës së Re janë shoqëruar mëngjesin e sotëm nga policia. Lajmi është denoncuar nga PD, e cila ka shpërndarë për mediat edhe video nga momenti kur forca të policisë kanë kryer shoqërimin e disa prej banorëve.

Sipas PD personi i shoqëruar quhet Skender Doda. Pamjet e sigurisë brenda një lokali tregojnë momentin kur Doda shoqërohet nga disa policë me pranga në duar.

“Banorët e Unazës së Re njoftuan se janë shoqëruar ne polici disa nga zërat kryesore të protestës. Edhe në këto momente policia është atje, ndërsa gratë po mblidhen tek vendi i protestës”, njofton PD.

Shoqërimi i tyre vjen pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Kodit Penal për bllokimin e rrugëve./b.l/noa.al/

Arrestimi i banoreve te Unaza e Re on Vidnews.