Transmetuar më 10-10-2019, 11:58

Policia e Tiranës ka dhënë informacion për arrestimet e kryera në zonën e Unazës së Re për tre banorë, të cilët siç thotë, kanë bllokuar ditën e djeshme rrugën dhe me ndryshimet e reja ne Kodin Penal, kjo sjellje njihet si shkelje e ligjit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit:

Skender Doda 56 vjeç, Gramoz Shehu 54 vjeç dhe Ilir Katiraj 51 vjeç, të tre banues në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re.

Mbasditen e djeshme, këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë janë grumbulluar në vende të kalimit publik duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimir rrugor duke cënuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit.

Sakaq, banorët e Unazës së Re janë mbledhur përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës paraditen e sotme, pasi njoftuan se tre prej banorëve të kesaj zone janë arrestuar nga policiaduke kërkuar lirimin e tyre./b.l/noa.al/