Transmetuar më 11-10-2019, 12:04

Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, u nderua me Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2019.

Kreu i qeverisë së shtetit afrikan mori këtë çmim me motivacionin, për përpjekjet e tij për “arritjen e paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”.

Etiopia arriti një marrëveshje paqeje me shtetin e saj fqinj, Eritrean vitin e kaluar, duke i dhënë fund një ngërçi ushtarak 20-vjeçar pas luftës së tyre kufitare 1998-2000.

Nga kjo luftë u vranë rreth 70 mijë njerëz.

Çmimi me vlerë rreth 900,000 dollarë amerikanë do të jepet në Oslo në dhjetor. Për çmimin prestigjioz, ishin nominuar 301 kandidatë, mes tyre 223 individë dhe 78 organizata./NOA.al/