Komisioneri Han: S’duhet lejuar që për shkak të problemeve që ka Shqipëria të dëmtohet dhe Maqedonia e Veriut
Transmetuar më 11-10-2019, 20:04

Në rastin e Shqipërisë, gjendjen e ka rënduar negativisht, situata e brendshme politike dhe konflikti qeveri- opozitë, thotë z.Hahn

Vjenë, 11 tetor NOA.al – Maqedonia e Veriut nuk duhet të dëmtohet vetëm se disa vende të BE kanë probleme me Shqipërinë. Ky është paralajmërimi që lëshoi sot komisioneri europian për zgjerimin, Johanes Han, raporton noa.al. Në një intervistë për gazetën Wiener Zeitung, z.Han duke u ndalur në këtë argument tha edhe se në rastin e Shqipërisë ndryshe nga vlerësimet për Maqedoninë e Veriut, ka më shumë kritika, për shkak të situatës në Shqipëri. Në rastin e Shqipërisë, gjendjen e ka rënduar negativisht, situata e brendshme politike dhe konflikti qeveri- opozitë, thotë z.Hahn. I pyetur nëse dy vendet mund dhe a duhet të ndahen nga njëra-tjetra në vendimmarrjen për çeljen e negociatave për anëtarësim dhe ky proces të bëhet vetëm për njërin shtet, z.Han tha se kjo duhet të ndodhë pasi përparimi i çdo vendi është i ndryshëm. Në fund të këtij argumenti z.Han bëri dhe një tjetër pohim pesimist për negociatat. "Merret ose jo tani vendimi për negociatat, në të dyja rastet çelja e tyre reale do të marrë vite". /noa.al/

E plotë pjesa e intervistës për integrimin

Javës që vjen do të vendosim mbi fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Por parlamenti holandez tashmë do ta bllokojë fillimin e bisedimeve me Tiranën. Çfarë domethënieje ka kjo gjë për vendet kandidate? Unë jam mjaft optimist për Maqedoninë e Veriut dhe shpresoj gjithashtu se do ta marrë edhe Shqipëria dritën jeshile. Vendet anëtare janë mjaft kritike ndaj Shqipërisë, ndërkohë që Komisioni ka rekomanduar që të dyja vendet të fillojnë bisedimet në bazë të kritereve të vendosura nga vetë vendet anëtare. Në Maqedoninë e Veriut, zgjidhja e mosmarrëveshjes së emrit me Greqinë ka pasur një ndikim pozitive dhë në Shqipëri, situata e brendshme politike, duke përfshirë konfliktin mes qeverisë dhe opozitës ka pasur një ndikim negativ. Mendoni se të dy vendet do të gjykohen ve[mas dhe vetëm njëri prej tyre do të fillojë bisedimet me BE-në? Në teori, kjo gjë është e mundur, kështu që vendet kandidate mund të gjykohen në bazë të përparimit individual që ato kanë bërë. Por sigurisht që do të ishte më mirë të kishte një sinjal pozitiv për të gjithë rajonin nëse jepet drita jeshile për të dyja vendet në të njëjtën kohë. A mundet që Maqedonia e Veriut të dëmtohet për shkak të zhvillimeve në Shqipëri? Franca është ende skeptike ndaj bisedimeve dhe Holanda e ka konfirmuar qëndrimin e saj negativ. Maqedonia e Veriut nuk duhet të dëmtohet thjesht sepse disa vende kanë probleme me Shqipërinë. Por mund të jetë edhe e kundërta, që Shqipëria të përfitojë nga zhvillimet pozitive në Maqedoninë e Veriut dhe të dyjave t’u jepet një vendim i barabartë. Një vit më parë, 25 vende anëtare e dhanë miratimin e tyre dhe tri prej tyre ishin kritike. Ndërkohë, Gjermania ka marrë një vendim pozitiv me anë të Bundestagut dhe shpresoj që ky vendim të ketë një efekt pozitive mbi Francën dhe Holandën. Nuk duhet harruar fakti se negociatat nuk do të fillojnë menjëherë dhe se ky proces do të zgjatë vite. Cilat mendoni se janë arsyet e Francës dhe Holandës? Në disa vende, ka shumë grupe interesi që marrin pjesë në vendimmarrje. Dhe vlerësimi i një vendi kandidat për anëtarësim bëhet në bazë të një politike të brendshme. Kësisoj, situata gjeostrategjike vendoset në plan të dytë. Për shembull, raste të krimit të organizuar dhe të trafikimit të drogës lidhen me Shqipërinë. Pak më parë folët për sinjale. Një i tillë është dërguar që në fillim të mandatit të tij për vendet e Evropës Juglindore nga presidenti i Komisionit, Zhon Klod Junker, kur ai deklaroi se nuk do të ketë zgjerim të BE-së në vitet e ardhshme. Si duket situata tani? Do të pranojë BE-ja vende të Ballkanit Perëndimor apo jo? Që të dyja palët inkurajohen që të tregohen të sinqerta, si BE-ja, por edhe vendet kandidate. Për shembull, Kosova thotë me të drejtë që i ka plotësuar të gjitha kushtet e liberalizimit të vizave. Por liria e udhëtimit nuk vjen brenda natës, sepse edhe për BE-në, duhet të kalojë ca kohë mes përmbushjes së kushteve dhe vlerësimit të vendeve anëtare. Për mendimin tim, ka kaluar kohë e mjaftueshme, veçanërisht në këtë rast dhe tani topin ndodhet në fushën e vendeve anëtare.

Intervista e plotë

Loading...
Loading...