Transmetuar më 11-10-2019, 22:50

E pafat. Kështu mund të quhet kombëtarja shqiptare e futbollit në ndeshjen me Turqinë.

Kur të gjithë menduan se takimi do përfundonte me nga një pikë për dy skuadrat, turqit ndëshkojnë në fund nga një gabim foshnjarak i mbrojtjes shqiptare.

Rastet më të pastra për gol i kishte Shqipëria, por Manaj me shokë nuk arritën të konkretizonin.

Në përgjithësi djemtë e Rejas zhvilluan një ndeshje të kënaqshme, por eksperienca zgjidhi takimin me një episod.

Me këtë humbje Shqipëria vijon të jetë në vendin e katërt, tre pikë më pak se Islanda, ndërsa grupi kryesohet nga Franca, e cila fitoi në transfertë përballë ishullorëve. /k.k/noa.al/