Transmetuar më 12-10-2019, 16:41

I lindur për të thyer rekorde. Kristiano Ronaldo ka shënuar golin e 700 në karrierën e tij si futbollist profesionist.

Këtë gol historik e shënoi mbrëmjen e kaluar ndaj Luksemburgut, në fitoren 3-0.

Ronaldo arriti në këtë kuotë në 973 takime të luajtura, duke shënuar të paktën një herë në 457 ndeshje, domethënë ai ka shënuar një gol çdo 112 minuta dhe në 47 përqind të ndeshjeve që ai ka luajtur.

Ai ka shënuar pesë gola në 31 ndeshje me Sporting CP, 118 në 292 ndeshje me Manchester United, 451 në 438 ndeshje në Spanjë për Real Madrid dhe 32 në 51 ndeshje me Juventusin. /k.k/noa.al/