Transmetuar më 12-10-2019, 19:54

Një sulm i përgjakshëm me pasojë vdekjen e 16 personave ka ndodhur në Burkina Faso.

Sulmi mësohet se ka ndodhur në veri të këtij shteti.

Si pasojë dy persona të tjerë u plagosën rëndë.

Për gati pesë vjet vendi është goditur nga sulmet e grupeve të lidhura me al Kaedën dhe ISIS.

Sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), 486 mijë njerëz u detyruan të linin shtëpitë e tyre për shkak të dhunës në vend./a.k/noa.al/