Fundjava do të dominohet nga moti i kthjellët.
Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.
Era do të jetë nga Veriperëndimi me shpejtësi deri në 10m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare.
Temperaturat parashikohen me rënie të lehtë në vlerat minimale nga 10 deri në 17°C, ndersa vlerat e mesditës pritet të regjistrojnë nga 24 deri në 30°C.
Shërbimi Metereologjik Ushtarak thotë se moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në Juglindje. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 8 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,5- 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë kostante.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 12/24°C
Zonat e ulëta 14/31°C
Zonat bregdetare 16/29°C