Transmetuar më 13-10-2019, 09:11

Gjatë zbritjes në paradën e Ditës Kombëtare të Spanjës, një parashutist me flamurin kombëtar ka goditur një shtyllë.

Parashutisti keqmenaxhoi situatën dhe u përplas me një shtyllë elektrike dhe mbeti i varur përpara qindra të pranishmëve.

Mes pjesëmarrësve ishte edhe mbreti Felipe i Spanjës, prani kjo që e ka bërë parashutistin të ndihet i turpëruar.

Mesa duket mbreti Felip ka vendosur të jetë pjesë e kësaj parade, pavarësisht se vendi pret vendimin e Gjykatës së Lartë të Spanjës për të gjykimin e 12 udhëheqësve katalanas. Sipas një burimi gjyqësor spanjoll të kontaktuar nga agjensia e lajmeve Reuters, liderët katalanas do të dënohen me një maksimum prej 15 vjet burg për rolin e tyre në referendumin e ndaluar të pavarësisë së Katalonjës në vitin 2017 dhe shpalljen e mëvonshme të pavarësisë jetë-shkurtër.