Transmetuar më 13-10-2019, 17:45

Andrea Ndoj la Shqipërinë U-17 për Greqinë. Pati reagime të shumta, se listës i shtohet një tradhtar tjetër. Por ka reaguar i ati i futbollistit, duke thënë se shteti nuk ka bërë asgjë për ta, dhe me keq akoma, i biri nuk ka vendosur akoma.

Në Greqi Nesti Ndoj është në shkollë dhe kur erdhi të luajë për Shqipërinë, atij nuk i dhanë leje, ndërsa FSHF- nuk i dha dokument për të justifikuar mungesat.

Janë pjesë nga drama që ndjek fëmijët e talentuara të shqiptarëve, edhe pse prindërit e tyre me shumë mund e sakrifica kanë arritur deri diku të ndërtojnë një jetë normale.

Nesti shihet si një nga talentet më premtues në Greqi, teksa është kapiten i Olympiakos U-19.

Babai i tij Nesti Ndoj tha që e djali i tij e la Shqipërinë pasi në grumbullimet e kaluara, FSHF nuk kishte dërguar letër në shkollën e Andreas në Athinë, për të justifikuar mungesat në orët e mësimit.

“Andrea është i ri, ndjek akoma shkollën. Gjatë grumbullimit të fundit, i kërkova FSHF-së që të më japin një dokument që justifikonte mungesat e Andreas në shkollë, por më thanë që nuk japin të tilla dokumente”, sqaroi ai për “Vip sport”.

“Vendimi për të luajtur për Greqinë nuk është përfundimtar. Ne nuk e kemi tradhtuar Shqipërinë, siç po na akuzojnë. Ne jemi familje patriotësh nga Malësia e Shkodrës, për ne besa është e rëndësishme, s’kemi tradhtuar askënd”, thekson ai. – “Ne të ardhmen nuk e dimë nëse Nesti do të luaj për Shqipërinë, dëshira është, por shteti shqiptar s’ka bërë asgjë për ne. Po të kishte bërë nuk do të emigronim në Greqi prej 20 vitesh.”/NOA.al