PSE AMBASADORI I OSBE BERND BORCHARDT DUHET TE IKE NGA SHQIPERIA
Transmetuar më 14-10-2019, 17:43

Nga Arbër Hitaj

Videoja e djeshme ku ambasadori i nje misioni shume te rendesishem si OSBE, ngre gishtin e mesit ndaj disa qytetareve qe po protestonin, eshte nje skandal i rende diplomatik.

OSBE disa nga shtyllat e saj kryesore qe nga krijimi ne 1975, ka lirine e shprehjes, te drejtat e njeriut, voten e lire etj.

Me gjestin e djeshem diplomati Borchardt, me jo pak pervoje, ka fyer jo vetem qytetaret, por ka fyer dhe ka shkelur hapur parimet baze te OSBE.

Ky ambasador ne njefare menyre ka legjitimuar anatemimin e bere nga opozita qe ne krye te heres. Ky Ambasador nuk duhet te mjaftohet me nje falje ne twitter, po te ndodhte nje gjest i tille ne Gjermani nga edhe ai vjen, si do e hidhte lumin?!

Normalisht me doreheqje.

Nuk jam dakort as me opoziten sipas te ciles duhet te shpallet non grata. Opozita duhet te reagoje ne rruge institucionale, kete video tja dergoje qendres se OSBE ne Viene, dhe duke kerkuar largimin e tij.

Non grata eshte nje konotacion shume negativ, qe demton jo vetem Ambasasorin por edhe misionin e vete OSBE, qe ne brendi ka persona shume profesionist. Por qe gjithashtu eshte i domosdoshem per etapen qe po kalon vendi.

Loading...
Loading...