Transmetuar më 14-10-2019, 17:43

Një këngëtare e muzikës Pop u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në rrethana ende misterioze.

Bëhet fjalë për artisten nga Korea e Jugut, 25-vjeçarja Sulli.

Ishte menaxheri i saj që e gjeti pa jetë në shtëpi, ndërsa ka nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e ngjarje.

Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me vetëvrasje.

Sulli, emri i vërtetë i të cilit ishte Choi Jin-ri, ishte anëtare e një grupi popi, por u shkëput në 2014, me pretendimin se ajo nuk mund të përballonte abuzimet në internet. /k.k/noa.al/