Transmetuar më 14-10-2019, 21:40

Shqipëria dhe Kosova po shkëlqejnë njëkohësisht në këtë mbrëmje në përballjet respektive.

Të dyja skuadrat e kanë mbyllur me fitore 45-minutëshin e parë.

Në takimin përballë Moldavisë, në ndeshjen e vlefshme për elimintaroet e “Euro 2020”, Shqipëria e ka mbyllur në avantazh me rezultatin e thellë, 3-0.

Goli i parë u shënua nga Çikalleshi.

Goli i dytë për kuqezinjtë, u shënua nga Keidi Bare pas një gabimi nga porteri vendas.

Ndërkaq ka shënuar edhe Lorenc Trashi, duke vulosur rezultatin e pjesës së parë.

Nga ana tjetër, Kosova e ka mbyllur me fitore përballë Malit të zi, me rezultatin 2-0 dhe po mban gjallë shpresat për një kualifikim.

Golat për Kosovën është shënuar nga Rrahmani dhe Muriqi./a.k/noa.al/