Transmetuar më 14-10-2019, 23:53

Shqipëria zhvillloi një ndeshje të mirë mbrëmjen e sotme pëtballë Moldavisë në transfertë duke fituar me rezultatin e thellë 4-0.

Pas ndeshjes, trajneri Edi Reja u shpreh për "Supersport" mjaft i lumtur për fitoren dhe shtoi se po ndërtohet një skuadër e vërtetë dhe me shumë cilësi.

Edhe debutuesit për të bënë një ndeshje të mirë.

"Ndeshje të tilla janë të vështira por më vjen mirë për djemtë sepse ishin shumë të impenjuar dhe në Turqi. U treguam të zotë sot sepse kërkohet përqendrim edhe pse kishim kundërshtar modest. Në 3-0 arritëm të menaxhonim dhe u bë shumë lehtë”, tha Reja.

Tekniku italian tha më tej:

“Jemi një skuadër e vërtetë, luajmë mirë dhe përtej rezultateve më pëlqen sepse ka shumë bashkëpunim. Kemi staf të mrekullueshëm me Bulkun dhe Salihin, me ndihmësit e mi dhe kemi një grup që punon me shumë seriozitet dhe intensitet"./a.k/noa.al/