Transmetuar më 15-10-2019, 03:38

Aktori dhe producenti, Ermal Mamaqi, do të sjellë shumë shpejt filmin e tij më të ri të titulluar “I love Tropoja”.

Deri tani, është zbuluar se pjesë e kastit të aktorëve do të jenë dy këngëtaret Enca Haxhia dhe Bleona Qereti, aktorja Arjola Demiraj, Uindi Haxhia, si dhe doktori i njohur i VIP-ave, Skerdi Faria.

Gjithashtu, ditën e sotme Ermali ka zbuluar se pjesë e kastit të aktorëve do të jetë edhe aktori i “Portokallisë”, Irgen Çela, i njohur nga të gjithë si “Xhoda”.

Aktori ka publikuar një foto me Irgenin gjatë xhirimeve të filmit të ri, teksa të dy shfaqen në makinë.

Mamaqi, deri vonë në strukturat e PD dhe kohët e fundit dukshëm mbështetës i Edi Ramës, pohon se në film gjendet dhe kryeministri Rama.

Në videon që shikoni më poshtë shfaqet Edi Rama, krejt ndryshe, me një paruke flokësh të gjatë dhe të zinj.

Si ky film nuk keni parë ndonjëherë”, ka shkruar Mamaqi krahas videos.

Ky është filmi i dytë i Ermal Mamaqit, ku filmi i parë  “Dy gisht mjaltë” që u shfaq në kinema para disa muajsh u prit shumë mirë nga publiku.