Transmetuar më 15-10-2019, 18:39

Një imam nga Kosova abuzoi me gruan e tij dhe injoroi vlerat e komunitetit, prandaj zyra e migracionit e kantonit të St. Gallen i ndërpreu atij lejen e qëndrimit.

Të gjitha instancat hodhën poshtë përpjekjet e tij kundër këtij vendimi.

Imami, në fjalë edhe më herët kishte tërhequr vëmendjen e opinionit zviceran me këshillat ekstremiste në xhamitë në të cilat ai predikonte fenë islame si dhe metodat për bindjen e fëmijëve për lutje fetare dhe lexim kurani.

Ai nuk përjashtonte rrahjen si metodë edukimi nga mosha 10 vjeçare.

Gjykata Supreme Federale sot mbështeti mendimin e Gjykatës administrative të St. Gallen. Pikëpamjet e imamit për të drejtat e tij si burrë dhe detyrat e gruas ishin në kundërshtim me ligjin zviceran dhe vlerat e komunitetit ku ai banonte.

Gjykata Supreme Federale tha se imami kosovar përkundër qëndrimit afro 10 vjeçar ne Zvicër nuk arriti të ofrohet me sistemin e vlerave shoqërore dhe juridike të Zvicrës dhe nuk e respekton atë.

Kjo vlen veçanërisht për barazinë kushtetuese të grave dhe burrave. Në mbrojtjen e tij para Gjykatës Federale, imami ishte thirrur në të drejtën e tij të mbrojtjen së jetës private në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut./NOA.al