I ftuar nderi në Varshavë, 93 vjeçari shqiptar vlerësohet për mbrojtjen e hebrenjve gjatë luftës
Transmetuar më 15-10-2019, 19:10

Një burrë i moshuar mysliman nga Shqipëria që shpëtoi hebrenjtë gjatë Holokaustit do të marrë pjesë në një vendngjarje në Poloni, si i ftuar nderi mes shpëtimtarëve të tyre nga e gjithë Evropa.

Xhemal Veseli, 93 vjeç, i cili është në mesin e një grushti shpëtimtarësh myslimanë ende të gjallë sot, do të udhëtojë në Varshavë me ish-ministrin  Edmond Panariti, familja e të cilit gjithashtu shpëtoi hebrenjtë nga Holokausti.

Ata do të marrin pjesë në Varshavë një event me titull "Një mbrëmje për të drejtët", më 14 nëntor.

"Në botën e mrekullueshme por agresive në të cilën jetojmë sot, feja shpesh na ndan", tha organizatori, Jonny Daniels i grupit përkujtimor "The Depths".

Por dëshmi si kjo e Xhemalit, – shtoi Daniels, "na bashkojnë si çifutë dhe myslimanë".

Përveç Shqipërisë, në këtë aktivitet do të marrin pjesë shpëtimtarë nga Polonia dhe Bjellorusia si dhe zyrtarë nga Izraeli, Danimarka dhe Shtetet e Bashkuara.

Xhemal Veseli dhe vëllai i tij i ndjerë, Hamid, shpëtuan dy familje hebreje nga forcat okupuese italiane në vitin 1943. Xhemali, asokohe 17 vjeç, qëndroi me Judenjtë e moshuar për 36 orë në shtëpinë e familjes së tij, duke i mbrojtuar ata, sipas përkujtimit dhe muzeut të Yad Vashem të Holokaustit në Izrael.

Drita Veseli, gruaja e Xhemalit, tha se familja e saj shpëtoi gjithashtu hebrenj në Shqipëri.

Shumica e 2,000 hebrenjve që jetonin në Shqipëri pas Holokaustit ishin refugjatë nga vendet fqinje.

/NOA.al

Loading...
Loading...