Transmetuar më 16-10-2019, 12:32
Një aksident i rëndë ndodhi sot paradite në Romë.
Një autobus linje i mbushur plot me pasagjerë është përplasur me një pemë rreth orës 09:00 në rrugën “via Cassia”.
Nga përplasja 29 persona kanë mbetur të plagosur, nga të cilët 9 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia shkoi shpejt në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti, që rrezikoi jetën e dhjetëra pasagjerëve./NOA.al