Transmetuar më 16-10-2019, 16:58

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero u përfshi në një aksident automobilistik të Mërkurën në mëngjes. Aksidenti përfundoi në dëme të konsiderueshme të makinës luksoze të lojtarit, por fatmirësisht ai shpëtoi mrekullisht.

Aguero ishte duke udhëtuar në stërvitjen e Cityt, përpara ndeshjes së fundjavës kundër Crystal Palace, kur u përfshi në aksidentin e rëndë rrugor.

Sipas Sky Sports, ish sulmuesi i Atletico Madrid nuk pësoi lëndime, madje ai ishte në gjendje të merrte pjesë të plotë në stërvitje, megjithëse makina doli e tëra jashtë përdorimit.

Aguero e postoi në Instagram aksidentin, duke e përshkruar në mënyrë sarkastike atë si një "mëngjes të shkëlqyeshëm". /NOA.al