Transmetuar më 16-10-2019, 18:04

Gruaja e aktorit të njohur për rolin e Tarzanit, Ron Ely, 81 vjeç, u vra në shtëpinë e saj në Santa Barbara. I dyshuari për vrasjen e saj raportohet se u qëllua për vdekje nga policia.

Ish-Miss Florida, Valerie Lundeen, u vra të martën, thonë burimet për mediat e huaja, ndërsa Ron Ely, 81 vjeç, nuk dihet nëse ishte në shtëpi në kohën kur ndodhi ngjarja.

Bashkëshortja e tij është masakruar me thikë, ndërsa policia siguroi se jeta e aktorit është e sigurt.

Autoritetet raportuan për një burrë të moshuar me aftësi të kufizuara që ndodhej në momentin e ngjarjes.

Policia ende nuk ka konfirmuar lidhjen midis tij dhe viktimës së tij.

Valerie dhe Ron ishin martuar për 35 vjet dhe kanë tre fëmijë së bashku./NOA.al