Transmetuar më 17-10-2019, 10:50

Shkatërrohet banda e grabitësve që kishte bërë kërdinë me vjedhje në banesat e lojtarëve të Real Madridit dhe Atlético kohëve të fundit, duke u kthyer në makthin e futbollistëve ‘VIP” të Spanjës.

Policia spanjolle ka goditur një bandë hajdutësh, duke arrestuar katër presona, mes të cilëve edhe një shqiptar.

Shqiptari i arrestuar është identifikuar si M. Z. dhe është arrestuar për vjedhje me dhunë në shtëpinë e Jose Luis Morena, ngjarje e ndodhur në vitin 2007. Operacioni policor është zhvilluar mes qyteteve të Madridit dhe Tolendo, ku janë arrestuar disa prej anëtarëve të kësaj bande, që ishte kthyer në makthin e futbollistëve.

Operacioni i kryer ku u arrestuan kriminelët e dyshuar, u pasua edhe me sekuestrimin e sendeve me vlerë që janë vjedhur nga shtëpitë e futbollistëve. Midis xhevahireve dhe sendeve të tjera, u gjet edhe medaljen e fituar ne Champions, e  Thomas Partey.

Shtëpia e tij u sulmua në fillim të muajit, ndërsa ai ishte në Rusi në duelin e radhës me Lokomotivën e Moskës. Lojtarët që ishin shënjestër e grabitjes janë emra shumë të njohur, si Isco, Zidane, Morata, Casemiro etj.

Kryesisht, shtëpitë e tyre janë grabitur, ditët kur futbollistët kanë pasur ndeshje të rëndësishme. Tashmë, personat e arrestuar do të japin llogari para drejtësisë spanjolle për grabitjet e kryera./b.l/noa.al/