Transmetuar më 17-10-2019, 14:28

Një familje holandeze jetonte e izoluar në një qytet në qendër të vendit deri kur para disa ditësh djali më i madh, 25 vjeç, la shtëpinë dhe u shfaq në lokalin më të afërt të zonës duke rrëfyer në mënyrë konfuze detajet e çështjes që policia tani po e heton.

Disa media holandeze raportuan ngjarjen që doli në dritë pasi policia bëri një kontroll në fermën e Ruinerwoldit.

Në shtëpinë e izoluar nga shtëpitë e tjera, agjentët gjetën një shkallë të fshehur pas një dollapi që çonte në një bodrum, ku gjetën një burrë të sëmurë për shkak të një iktusi të pësuar, si dhe gjashtë fëmijët e tij, të moshës midis 18 dhe 25 vjeç, të paregjistruar në zyrat e shtetit.

Nga rindërtimet e para dhe falë historive të treguara nga djali i madh, duket se familja jetoi për nëntë vjet e izoluar plotësisht dhe se disa nga fëmijët as nuk e dinin që bota ishte e banuar nga njerëz të tjerë.

Babai, 58 vjeç, tani nën arrest, i kishte detyruar ata të jetojnë në bodrum, duke pritur fundin e botës. Policia gjithashtu beson se është e mundur që nëna e djemve të jetë varrosur në fermë.

Në një konferencë për shtyp, kryebashkiaku i Ruinerëold, Roger de Groot, tha se “kurrë nuk kishte parë një situatë të ngjashme”.

Tashmë mediat holandeze kanë publikuar edhe fotot e para të një djali 25-vjeçar, i cili, bashkë me familjen e tij, kaloi nëntë vjet në një bodrum duke pritur fundin e botës.

Sipas policisë lokale, për nëntë vitet e fundit, Jan Zon van Dorsten ka jetuar i mbyllur në një shtëpi në Ruinerëold, 90 kilometra në veri të Amsterdamit, derisa u shfaq në një bar të dielën dhe tha që nuk mund të kthehej në shtëpi.

Misteri shtohet nga fakti se Jan, djali i madh, ka pasur qasje në rrjetet sociale dhe ka qenë aktiv në Facebook që nga qershori i këtij viti. Profili i tij tregon postime të rregullta deri në vitin 2010, kur ai njoftoi se ishte transferuar në Ruinerëold, fshati ku ndodhet shtëpia.

Atëherë ai nuk shkroi asgjë deri në qershor të këtij viti, kur befas u riaktivizua dhe shkroi se po punonte si drejtor i një dyqani online në Creconat, i vendosur në Meppel, një fshat rreth 6 kilometra larg Ruinerwold.

Të shtunën, ai postoi tre fotografi me monumente rreth Ruinerëold, të cilat u morën në errësirë. Hetuesit besojnë se ai i regjistroi ato ndërsa po shkonte drejt barit.

Media lokale e përshkroi Josef B. si një “marangoz” dhe “njeri për të gjitha punët” i cili kishte punëtorinë e tij në Meppel. Ata njoftuan se ai ishte lindur në Vjenë dhe se erdhi në Holandë në vitin 2010, në të njëjtin vit kur familja u kufizua në bodrumin e shtëpisë. Ky informacion nuk u konfirmua nga autoritetet austriake.

Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë njoftoi se Josef B. nuk kishte kërkuar kontakt me ambasadën dhe kishte refuzuar ndihmën e tyre.

Alida ten Oever, pronari i shtëpisë ku qëndroi Jozef tha që ai gjithmonë e paguante qiranë në kohë dhe kurrë nuk shihte shenja që njerëzit e tjerë përveç tij jetonin në shtëpi.

Fqinjët e tij i thanë RTV Drenthe se Josef ishte tërhequr sipër dhe se ai nuk po i lejonte vizitorët të hynin në shtëpi. Vetë shtëpia ishte e vendosur rreth 180 metra nga rruga më e afërt dhe 90 metra nga prona fqinje më e afërt.

Nuk dihet në çfarë gjendje shëndetësore ose në cilat kushte jetuan. Vendndodhja e nënës së fëmijëve është gjithashtu e panjohur. Kishin një kopsht të madh perimesh dhe dhi falë të cilave mbijetuan me vite./b.l/noa.al/